Mobi Casa

Ethet e Speciales afrojnë datën e zgjedhjeve

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Funksionimi i brishtë i koalicionit PDK- LDK, sidomos në këta muajt e fundit, dhe fillimi i përplasjeve të hapura brenda Qeverisë për buxhetin, shto edhe disa zëra deputetësh nga PDKja, që po kërkojnë ndërprerjen e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme, sipas analistëve politikë paralajmëron zgjedhje të reja në pranverën e vitit 2017. Në Lidhjen Demokratike, edhe pse nuk preferojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pa e përfunduar mandatin e plotë dhe pa i realizuar disa pika të programit qeveritar, edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e pranojnë, nëse imponohet me marrëveshje politike.

PDK-JA SYNON TË RUAJË PRIMATIN PARA FURTUNËS

Fushata politike veç ka filluar

“PDK-ja me çdo kusht do të mundohet që vendin ta çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme shkaku i frikës nga Gjykata Speciale, e cila do të krijojë një realitet të ri politik në skenën politike kosovare”, tha Hidajet Ahmeti.

Mobi Casa

Funksionimi i brishtë i koalicionit PDK- LDK, sidomos në këta muajt e fundit, dhe fillimi i përplasjeve të hapura brenda Qeverisë për buxhetin, shto edhe disa zëra deputetësh nga PDKja, që po kërkojnë ndërprerjen e mandatit dhe zgjedhje të parakohshme, sipas analistëve politikë paralajmëron zgjedhje të reja në pranverën e vitit 2017. Në Lidhjen Demokratike, edhe pse nuk preferojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pa e përfunduar mandatin e plotë dhe pa i realizuar disa pika të programit qeveritar, edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e pranojnë, nëse imponohet me marrëveshje politike. “Ndërsa sa u takon disa zërave dhe deklaratave që po dalin tani për zgjedhje të reja, më habit pak apo shumë motivi i kësaj kërkese, sepse kjo ose është revoltë, ose janë interesa të ngushta”, tha Sadri Ferati nga LDK-ja. Sipas tij, vazhdimi i punës së Qeverisë, tejkalimi i këtyre pengesave dhe kthimi i punës në temat për të cilat janë më së shumti qytetarët e Kosovë, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, integrimet, liberalizimi i vizave, do të ishte dashur të jenë interesi i përgjithshëm për të gjitha subjektet politike, para interesit për zgjedhje të parakohshme. Ai mohoi se kjo parti po “fërkon” duart nga dëmi që Gjykata Speciale mund t’ia shkaktojë PDK-së, shkruan gazeta Kosova Sot.

Përfundimi i mandatit, mision i pamundur

Pavarësisht reagimit të matur në LDK, analistët politikë nuk shohin vazhdim stabil të qeverisjes përtej pranverës së vitit që vjen. Analisti politik, Islam Krasniqi nuk sheh vazhdim të mbijetesës së koalicionit përtej pranverës së vitit vijues 2017, e sheh fituese të situatës LDK-në dhe krejtësisht të katandisur dhe humbësen më të madhe nga Gjykata Speciale, PDK-në. “Zgjedhjet qendrore po priten të mbahen në pranverë, ku LDK-ja po e sheh si të përshtatshme këtë kohe, sepse atëherë fillon edhe aksioni i Gjykatës Speciale ndaj deputetëve të PDK-së, duke ia dobësuar pushtetin dhe duke ia humbur fuqinë, që në zgjedhje të jetë e copëtuar, e përçarë. LDK-ja ka marrë mësim nga PDK-ja, që partitë e koalicionit t’i djegë, ketë gjë po mundohet t’ia kthejë PDK-së bash duke e goditur në plagën e hapur, që nê zgjedhje të jetë e shkatërruar tërësisht. Afati i fundit i zgjedhjeve pritet të jetë pranvera, ku edhe LDK-ja do të përgatitur deri atëherë, sepse edhe tani ka filluar të japë edhe një sinjal qe po vjen era zgjedhje”, tha analisti Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas politologut Arsim Haziri, vetë deklarimi ì disa deputetëve është dëshmia më e mirë se vendi qysh në pranverën e hershme do t’i nënshtrohet një verifikimi elektoral. “Në vazhdën e kësaj fryme shkon edhe pamundësia parlamentare për t’i dhënë legjitimitet edhe çështjes së Demarkacionit, që njëherësh ka qenë kërkesë evropiane, nëse Kosova ka synim zonën Schengen”, ka thënë ai. “Aktualisht, janë të gjitha dëshmitë se ky koalicion vështirë ka për të përfunduar mandatin e plotë, përpos fillesat që ishin të imponueshme dhe jo të natyrshme, ajo pengesë ose defekt është pasuar edhe në momentet e sotshme, duke bërë që gjendja e brendshme me gjithë deklarimet të jetë e vështirë.”, u shpreh më tej ai. “Pranvera e hershme përfaqëson kohën ideale drejt një riverifikimi elektoral, kjo me sa shihet e kuptohet shkon edhe në interes të vetë subjekteve politike, duke ndëshkuar kështu dy subjektet pozitare”, tha Arsim Haziri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.