KKVITI

Pronari i lokalit e sulmon punëtorin me shkop bejsbolli dhe thikë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim i lehtë trupor” që ka ndodhur në rrugën “15 qershori” në Gjilan.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se ankuesi shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal, pas një mosmarrëveshje me pronarin e lokalit dhe një punëtor të tij, të njëjtit e sulmojnë fizikisht viktimën me një shkop “bejsbolli” dhe me një mjet të ftoftë-thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore ku viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Mobi Casa

I dyshuari, pronari i lokalit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka mundur patrulla ta kontaktoj për momentin edhe pse është kërkuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i dytë ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/