UBT

Kërcënon me armë tre persona, policia i konfiskon armën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Kanosje”, në fshatin Kabash të Vitisë, ku dyshohet se i dyshuari shqiptar, i ka kanosur me armë zjarri tre persona shqiptar.

Njësiti patrullues i është përgjigjur rastit ku në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një armë e markës “Revolver” pa numër serik.

ARKATANA

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti t`i referohet PTH në procedurë të rregullt njofton Ismet Hashani./rajonipress/