Ekzekutohet me 10 plumba i riu shqiptar në Greqi
Një shqiptar i moshës 32 vjeçare është ekzekutuar me 10 plumba në Athinë. Ai është qëlluar nga persona të panjohur, në kohën kur gjedej në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Keratsini” të Pireut, pas mesnatës, shkruan Lapsi.al.
Sipas disa të dhënave, disa persona i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë me pistoletë e më pas janë larguar. Policia po heton mbi këtë version, por nuk përjashtohet mundësia që vrasësit të kenë qenë me të në të në makinë.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe për kapjen e autorëve.


