ARKATANA

Drejtësia inekzistente gëlltit miliona, prodhon padrejtësi

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjyqësori dhe Prokuroria nuk guxojnë t’i ndjekin kriminelët e luftës, as të merren me vrasjet politike apo aferat korruptive, prandaj, siç thonë analistët, Kosovës iu imponua Gjykata Speciale.

SISTEMI JOFUNKSIONAL KRITIKOHET ASHPËR NGA EKSPERTËT

Rastet serioze nuk ka kush t’i hetojë dhe t’i gjykojë

Gjyqësori dhe Prokuroria nuk guxojnë t’i ndjekin kriminelët e luftës, as të merren me vrasjet politike apo aferat korruptive, prandaj, siç thonë analistët, Kosovës iu imponua Gjykata Speciale

Ndër arsyet e formimit të Gjykatës Speciale në Hagë është edhe fakti se për 17 vjet me radhë Kosova nuk arriti asnjëherë që ta ndërtojë një sistem funksional e efektiv juridik për t’i ndjekur me efikasitet të gjithë keqbërësit dhe shkelësit e ligjit.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë thënë po ashtu se tashmë po shihet se Gjyqësori dhe Prokuroria nuk e kanë guximin që të ndjekin kriminelët e luftës, dhe as të merren me vrasjet politike, pastaj të ndjekin e të gjykojnë pushtetarët që u kamën përmes abuzimit me tenderët publikë e shkeljet skandaloze në privatizim dhe monopolin në ekonomi. Ndaj është shtruar edhe çështja se çfarë i duhet Kosovës ky Gjyqësor e kjo Prokurori, që nuk guxojnë të ndërmarrin hapa të tillë në këtë drejtim, duke krijuar përshtypjen kësisoj që Kosova është në gjendje të atillë sikur të mos kishte fare sistem të drejtësisë?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në të gjitha agjendat ndërkombëtare, e sidomos në ato organizata që janë marrë me hulumtime mbi zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe me funksionimin e sistemit të drejtësisë vazhdimisht kanë theksuar se sistemi i drejtësisë është hallka më e dobët e sistemit administrativ në Kosovë.

Eco Higjiena

Sipas tij, tashmë po shihet se Gjyqësori dhe Prokuroria nuk guxojnë të ndjekin kriminelët e luftës, dhe as të merren me vrasjet politike, prandaj, siç tha, Kosovës iu imponua Gjykata Speciale.

Tenderomania, vesi kosovar

Dibrani thotë se tenderomania u bë mani, e cila me kalimin e kohës u shndërrua në një ves kancerogjen për ekonominë e Kosovës, e cila tashmë është në një kolaps. “E, kjo gjendje ka ardhur në saje të veprimeve skandaloze, pastaj nga konkurrenca joreale, nga privatizimet pa kriter dhe sidomos nga ndëshkimet që mund t’u bëhen atyre bizneseve që nuk i kontrollojnë oligarkët në njërën anë, kurse në anën tjetër duke i favorizuar bizneset e regjistruara, të cilat zakonisht udhëhiqen ose kontrollohen nga njerëz të klaneve, të cilët janë bërë servilë të grupeve të interesit që janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm bizneset e caktuara, por janë duke e shkatërruar tërë Kosovën. Prandaj, çdo ekonomi që udhëhiqet nga njerëzit e dëgjueshëm do ta ketë fatin e ekonomisë që e ka Kosova, por e keqja më e madhe e të gjitha zhvillimeve është e dhëna se Kosova nuk ka drejtësi profesionale, e cila ka pasur dhe e ka për detyrë që ta ndalë këtë trend të shkatërrimit të Kosovës”, ka vijuar ai. Dibrani më tej ka nënvizuar se tashmë edhe bashkësia ndërkombëtare është duke dyshuar në aftësinë udhëheqëse të politikanëve shqiptarë, të cilët Kosovën e kanë sjellë në këtë gjendje. “Po dyshohet se sikur të mos kishte pasur fare sistem të drejtësisë punët do t’i kishim veç më mirë, pasi një drejtësi si kjo e jona në Kosovë, dhe një kastë politike kaq e paaftë nuk i duhet asnjë vendi, asnjë shoqërie pa le më Kosovës me nevoja të mëdha për një udhëheqje më të dinjitetshme”, është shprehur Dibrani.

Mungon guximi për trajtimin e rasteve të ndjeshme

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se është evidente, fatkeqësisht, se në segmente të konsideruara të drejtësisë që hallkat e ndryshme, tepër të rëndësishme për vitalizimin dhe funksionalizimin e gjyqësorit dhe të drejtësisë përgjithësisht në sistem pas reformimeve që janë bërë si përpjekje që nga pas lufta e këndej, nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.

Sipas tij, është evidente se nuk ka thjesht kredibilitet dhe kapacitet profesional që të ndiqen dhe të elaborohen, përkatësisht të trajtohen, të procedohen dhe të përfundohen rastet e ndërlikuara, rastet që kanë të bëjnë me njerëz të caktuar, të fuqishëm qoftë nga politika, apo nga parapolitika, ose nga grupet e ndryshme të një autoriteti formal, joformal. ” Pra, nuk ka as gatishmëri dhe as kurajë e guxim për t’i marrë dhe për t’i konstatuar ato raste, për t’i gjykuar dhe për t’i trajtuar me kompetencë dhe drejtësi të plotë, pra për ta zbardhur kësisoj të vërtetën, por shpeshherë mbesin në gjysmë të rrugës ose merren e lihen apo nuk merren fare, dhe përpiqen që t’i hidhen EULEX-it”, ka theksuar Baraliu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.