UBT

BE-ja ndëshkon politikanët, jo popullin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Evropian edhe këtë vit ka përsëritur vërejtje të shumta në Raportin e Progresit për Kosovën. Zyrtarët e BE-së thonë se ky raport është ndëshkim për politikanët që nuk kanë kryer obligimet. Ndërsa presidenti Hashim Thaçi fajëson BE-në për mosliberalizimin e vizave.

Vërejtje të shumta për institucionet e Kosovës janë përsëritur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për këtë vit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Politizimi i administratës publike, politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike, mungesa e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e përparimit të cilësisë së arsimit janë disa nga vërejtjet kryesore që jepen për Kosovën.

ARKATANA

Gjithashtu është theksuar fakti që Kosova për të marrë liberalizimin e vizave duhet të përmbushë dy kriteret e mbetura në këtë proces e që janë luftimi i krimit e korrupsionit dhe Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Por, zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se ky raport nuk është ndëshkim për qytetarët e Kosovës, por është ndëshkim për politikanët të cilët nuk kanë punuar për përmbushjen e kritereve.

“Polarizimi mes Qeverisë dhe opozitës ka vazhduar. Funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të përfshirë në këtë raport, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e anëtarëve të opozitës. Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ri-angazhohen për një dialog konstruktiv me Kuvendin si forumin kryesor për debat politik. Kthimi i kohëve të fundit i anëtarëve të opozitës në aktivitetet parlamentare është një hap i mirëpritur”, thuhet ndër të tjera në këtë raport./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.