ARKATANA

Hyseni: Policia e Kosovës më profesionalja në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, të 85-të të INTERPOL-it, e cila po i zhvillon punimet në Bali të Indonezisë, i është drejtuar sot kësaj asambleje me një fjalë rasti.

Pikë e veçantë në punimet e ditës së sotme ishin kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Këtë vit asambleja po diskuton vetëm për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese, ndërsa varësisht nga kriteret që do të vendosen votimi do të bëhet gjatë asamblesë së ardhshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm në Peking.

“Në fjalën e tij para delegatëve të organit më të lartë të INTERPOL-it, ministri Hyseni paraqiti në detaje arsyetimin e kërkesës për anëtarësim, duke theksuar shkallën e lartë të përgatitjes profesionale të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera për rend e ligj”, thuhet në njoftim.

Eco Higjiena

Ministri Hyseni ka bërë ftesë që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të marrë trajtimin e merituar gjatë vendosjes së kritereve.

Ministri Hyseni theksoi se Policia e Kosovës është policia më e trajnuar dhe më profesionale në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim theksohet se kjo hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet si shtet dhe në këtë nivel në AP të INTERPOL-it. /Telegrafi/
Ditë më parë ajo la Kosovën për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.