Hidromorava

PTK-ja nuk ia jep asnjë cent Qeverisë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

PTK-ja vazhdon të refuzojë t’ia japë dividendin Qeverisë, ndonëse aksionare është pikërisht Qeveria. Drejtuesit e kësaj kompanie publike kanë heshtur në lidhje me mosdhënien e dividendit. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë u ka dhënë shumë vërejtje udhëheqësve të bordeve dhe menaxherëve të NP-ve, në një takim që e kishte më 11 nëntor, në mesin e të cilëve ishte edhe PTK-ja.

Ministri i Financave ka kërkuar masa arbitrare

PTK-ja vazhdon të refuzojë t’ia japë dividendin Qeverisë, ndonëse aksionare është pikërisht Qeveria. Drejtuesit e kësaj kompanie publike kanë heshtur në lidhje me mosdhënien e dividendit. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë u ka dhënë shumë vërejtje udhëheqësve të bordeve dhe menaxherëve të NP-ve, në një takim që e kishte më 11 nëntor, në mesin e të cilëve ishte edhe PTK-ja. Mësohet se pas këtij takimi ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Financave, Avdullah Hoti, i cili këtë problem e kishte ngritur edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Hoti kishte potencuar se për herë të parë që nga paslufta PTK-ja nuk është duke e paguar dividendin, ndonëse dividendi është e obliguar që të paguhet, me ligjet e Kosovës. Nga 40 milionë euro, që PTK-ja kishte paguar para disa vjetëve, Qeveria e ka zbritur dividendin në 15 milionë euro për këtë vit. PTK-ja, që nga viti i kaluar udhëhiqet nga Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv. Dhe, që nga ajo kohë në xhirollogari të Qeverisë nuk ka dalë as edhe një cent nga PTK-ja. Për ketë arsye, Qeveria po ka probleme serioze me përmbushjen e agjendave sipas buxhetit të paraparë, duke vënë në pikëpyetje realizimin i pritjeve të Qeverisë “Mustafa”.

Hoti kërkon të merren masa

Uji Dea

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë, e konsideroi si mjaft problematike dhe kërkoi që Qeveria të ndërmarrë masa serioze në këtë drejtim. Ai ka kritikuar ashpër neglizhencën e Bordit dhe menaxhmentit. “Të hyrat nga dividendi i PTK-së kanë qenë zero në këtë periudhë. Për shkak se Bordi i PTK-së nuk ka marrë vendim deri më tani që të bëjë pagesën e dividendit, siç është planifikuar, dhe unë kërkoj nga Qeveria të ndërmarrë masa në këtë drejtim. Sepse mosrealizimi i këtyre të hyrave, nënkupton edhe shkurtim të shpenzimeve në muajin dhjetor”, ka thënë Hoti në mbledhjen e Qeverisë. Shembulli më i keq për rënien drastike të të hyrave është Telekomi i Kosovës, i cili vitin e kaluar kishte realizuar të hyra në vlerë prej 84 milionë euro. Si pasojë e rënies të të hyrave, Telekomi i Kosovës, këtë vit nuk ka arritur të përmbushë obligimin ligjor, të paguajë dividendë prej 15 milionë euro Qeverisë. Kjo e fundit ka kohë që ka telashe me këtë ndërmarrje, pasi nuk po mund t’i përmbushë projeksionet e paraparë në buxhetin e këtij vit.

Dividendi, pjesë e buxhetit të Kosovës

Ekspertët e ekonomisë dhe specialistët kanë opinione të ndryshme. Disa nga ekspertë thonë se si pronare e PTK-së, është në vullnetin e Qeverisë së Kosovës se a do të tërheqë dividendin nga PTK-ja, apo dëshiron që të investojnë me synim e qëllim të forcimit dhe zhvillimit të kompanisë së PTK-së. Veç saj, ekspertë të tjerë vlerësojnë se nuk është e lejueshme që në mënyre arbitrare të merret dividendi, pa u plotësuar kushtet e financiare të afarizmit pozitiv, sepse sipas tyre, PTK-ja dhe menaxhmenti munden të kenë të drejtë kur kundërshtojnë dhënien e dividendit.

Ndërkaq, opozita vlerëso- jnë se dhënia e dividendit nga PTK-ja për Qeverinë “Mustafa” është një obligim dhe e njëjta madje është e paraparë edhe në buxhetin e vitit 2017. Ndërkaq, deputetë nga opozita thonë se Qeveria është e obliguar që ta marrë dividendin nga PTK-ja, sepse edhe dividendi është pjesë e Projektbuxhetit të Kosovës. Por, sipas opozitarit Enver Hoti (Nisma për Kosovën), PTK-ja edhe mundet që ta kundërshtojë dhënien e dividendit për buxhetin e Qeverisë “Mustafa”. “Ku ta di unë se çfarë marrëveshjes sekrete në mes vete kanë drejtori aktual i PTK-së me zyrtarët e PDK-së. Sepse, me këtë Qeveri mund të ndodhë gjithçka”, theksoi ai. Sipas opozitarit Hoti, drejtori aktual i PTK-së ka qenë dashur që të shkarkohet kaherë e mos të jetë në atë post./kosova sot/