Policia bastisë një lokal të lojërave të fatit, konfiskon substanca narkotike
Gjilan – Policia e Kosovës njësiti Reagues i Stacionit Policor të Gjilanit ka hyrë në një lokal të lojërave “Plejstation” dhe aty kanë hasur në disa persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit kanë gjetur një kese me substancë narkotike e cila ishte e hedhur në oborrin e lokalit, njësiti reagues e kanë terhejkur dëshminë e gjetur, në Stacion policor janë sjellur personat e dyshuar.
Ata janë intervistuar në prezencën e Avokatit mbrojtës, është arritur që të sigurohen dëshmi të qëndrueshme se i dyshimti J.A. e ka hudhur substancën narkotike të llojit “MARIHUANE” nga dritarja e lokalit në oborr.
Në stacion policor është bërë edhe matja e substancës narkotike e llojit marihuane e cila ka peshuar 2. 9 (dy pikë nëntë) gram e cila është matur me peshore zyrtare. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal, për “Posedim të substancave narkotike” kundër të dyshuarit J.A. të kompletohet dhe dërgohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


