FIDANISHTJA

Kërkesa e Kosovës në Interpol të bëhet përmes SHBA-së!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, në veçanti në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale “Interpol”, pasi që përpjekjet e saj kanë qenë joserioze. Kështu ka vlerësuar raporti i nxjerrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me titull “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë – Rasti i INTERPOL-it”.

Sipas këtij raporti, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) angazhimi i institucioneve kosovare ka ngelur më tepër në kufijtë e deklarimeve politike sesa të veprimeve konkrete në këtë drejtim.

United Hospital

“Institucionet përkatëse të Kosovës nuk kanë dëshmuar vendosmëri politike për të vendosur marrëdhënie zyrtare dhe të drejtpërdrejta me INTERPOL-in, derisa urë lidhëse vazhdon të mbetet misioni i UNMIK-ut”, thuhet ndër të tjera në këtë raport-analizë. Ky hulumtim bën të ditur se për anëtarësim në INTERPOL, Kosova nuk duhet të jetë pjesë e OKB-së.

“Diplomacia kosovare duhet të argumentojë në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL. Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA shërbejnë si përparësi”, rekomandohet në raport./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.