KKVITI

I mituri reklamon armët në Facebook, policia bastisë shtëpinë dhe konfiskon armë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I dyshuari i mitur ditë më parë në faqen e tij personale të rrjetit social “Facebook” ka postuar një foto në të cilën shihej duke mbajtur në dorë një armë automatike AK-47.Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë automatike (AK-47) kalibrit 7.62 mm prodhim kinez, dy karikator të zbrazur të së njëjtës armë, dyzetekatër (44) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

Policia e Kosovës njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjilan në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me 02 nëntor 2016, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Mobi Casa

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë automatike (AK-47) kalibrit 7.62 mm prodhim kinez, dy karikator të zbrazur të së njëjtës armë, dyzetekatër (44) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti në procedurë të rregullt procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/