Arrestohet nga policia serbi që kërkohej me urdhër të Gjykatës
Gjilan – Në fshatin Bozevcë të Ranillugut në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
Policia arrestojë të dyshuarin pasiqë ai kërkohej një kohë të gjatë me urdhër të Gjykatës dhe ishte shpallur nga policia si person në kërkim./rajonipress/


