UBT

Gjëma e lahutës (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Është lodhur tejvdekjes lahutari e në bisht të lahutës harkohet shpirti i tij, tek dëgjohet një gjëmë burri, duke vajtuar fatin e motrës së Avdisë, për të mos dalë as dushku i malit, për të mos vallëzuar as Zana e Malit.

Ju udhëtarë të vonuar keni marrë vajin në buzë e jeni shtrirë në tavernën e pikëllimit, ngrehur keni ato pak kupa të mbushura deri në fund, për ta pirë edhe fatin e ndrydhur me dhëmbë, kur edhe gota mund të pëlcasë nga mërzia…

Në këtë natë të vonshme dridhëroni, vetëm heshtja po e ha vetveten e lumturia e mjerë po i jepet ujkut, pa frymën e lahutarit.

Mobi Casa

Lahuta po e gjëmon dhembjen e saj.
Vonë është për të qarë e për të vajtuar, janë edhe shumë rrugë të gjata për të bërë, deri te rruga nga shkon e nuk kthehesh, sepse hedh veten në do themele të gurta e ngjitesh në do flamuj valëvitës, ku përjetësia flet e flet me gjuhën e heshtjes./rajonipress/

Ramadan Mehmeti