Grabitet një mini market në Gjilan, i dyshuari përmes kanosjes kishte marrë 500 euro nga arka
RajoniPress09:35, 13 Shtator, 2024 | 2 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan është raportuar se një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga arka e një marketi 400-500 € para dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është në proces hetimor kurse policia e ka cilësuar rastin si grabitje./rajonipress/