Kalojnë ilegalisht kufirin, tentuan të fusin naftë të kontrabanduar
Gjilan – Dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Maqedonisë janë shoqëruar në Polici, pasi që të njëjtit me automjetin e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni – Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjet u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 100 litra derivate. Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


