Hyjnë në fushë dhe sulmojnë lojtarët e ekipit rival, policia arreston të dyshuarin
Kamenicë – Në fshatin Koretin të Kamenicës i dyshuari shqiptar derisa ka qenë në stadiumin e ”KF-Bashkimi”, duke shikuar ndeshjen futbollistike, në mes dy klubeve Bashkimi dhe Kika pas përfundimit të ndeshjes i njëjti së bashku me një person tjetër ka hyrë në fushë dhe kanë sulmuar fizikisht lojtarët e ekipit rival duke ju shkaktuar lëndime trupore bazuar në raportet mjekësore të lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
Policia e Kosovës ka arritur që njërin nga të dyshuarit ta arrestoj. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj njërit të dyshuar të shqiptohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve, rasti dërgohet në gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


