ARKATANA

Pranë armiqve atdheu, kurrë nuk gjynjëzohet!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Sami Arifi

Pse t’flasësh kur dihet,
pse mos t’flasësh kur gënjehet!
Pse tē flasësh kur s’bëhet,
pse mos t’flasësh kur s’hahët…

E keqja është se po hahët,
duke marrë rrugë t’pakthyer sëmundja!
Po dëmtohet shëndeti,
s’po ndriçon realiteti!

Mobi Casa

T’flasim për t’driçuar,
t’vërtetën për ta treguar!
T’krijohet mirësia,
t’forcohet shtetësia!

Ajo që është mjegullë,
sa më shpejt t’ndriçohet!
Pranë armiqve atdheu,
kurrë nuk gjënjëzohet!