Policia kufitare konfiskon gjedhe të kontrabanduara
Gjilan – Në fshatin Stublinë të Gjilanit njësiti policor ka ndaluar automjetin-kamion “Man” që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se me automjet, i dyshuari ishte duke transportuar 11 krerë gjedhe që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Mallrat së bashku me automjetin janë konfiskuar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


