KKVITI

Arrestohen dy persona të dyshuar dhe konfiskohet marihuanë në Koretin të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prishtinë – Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.

Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Koretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar: D.K.lindur me 1995 m/sh/k, F.J. lindur me 1991 m/sh/k

Mobi Casa

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë./rajonipress/