Aksident trafiku me lëndime në fshatin Smirë të Vitisë
Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Smirë komuna e Vitisë ka ndodhur një aksident. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur, vozitësi shqiptar, duke drejtuar veturën Mercedes, me tabela 06, duke mos përshtat shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, humb kontrollin dhe godet veturën Pasat, me tabela po 06, ku lëndime marrin te dy vozitësit, si dhe pesë pasagjerët, ku pas tretmanit mjekësor, lirohen në shtëpi.
Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


