Bastisje në Rogoqicë, policia konfiskon armë e municion
Kamenicë – Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës njësiti i Krimeve Ekonomike ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole Ekol të kalibrit 9 mm, 3 karikatorë të zbrazët të kalibrit 9 mm dhe një shufër metalike.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


