E sulmojnë derisa po mbante rendin në takimin Dardana – Bashkimi
Kamenicë – Viktima shqiptar ka qen i caktuar në sigurim të ndeshjes futbollistike në mes KF “Dardana” dhe KF “Bashkimi”, dhe është sulmuar nga i dyshuari shqiptar me çka i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës, ku dhe posedon raportin mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të iniciohet si “Lëndim Trupor” dhe të procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


