Kujt i shërbejnë reformat socio – ekonomike në Kosovë ?
Nga Raif Ramabaja – Siç dihet, Kosova jo vetëm që është shtet në tranzicion ( shumë të ngadalshëm) dhe postkonfliktuoz, por edhe vend që ka shumë antagonizma tjerë brenda vetës. Procesi i ngadalësuar në zbatimin e reformave në Kosovë e ka renditur vendin tonë në fund të parametrave Evropiane, me shkallën më të ulët të tranzicionit dhe konkurueshmërisë, me ekonomi e cila nuk mundëson plotësimin e nevojave themelore të një pjese të madhe të qytetarëve të vetë, e në anën tjetër edhe me shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kujt i shërbejnë reformat socio – ekonomike në Kosovë,
qytetarëve,
elitës politike, apo
kapitalit ?
Siç dihet, Kosova jo vetëm që është shtet në tranzicion ( shumë të ngadalshëm) dhe postkonfliktuoz, por edhe vend që ka shumë antagonizma tjerë brenda vetës. Procesi i ngadalësuar në zbatimin e reformave në Kosovë e ka renditur vendin tonë në fund të parametrave Evropiane, me shkallën më të ulët të tranzicionit dhe konkurueshmërisë, me ekonomi e cila nuk mundëson plotësimin e nevojave themelore të një pjese të madhe të qytetarëve të vetë, e në anën tjetër edhe me shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por, kushtet në të cilat po zbatohen reformat në Kosovë, e të cilat kanë për qëllim që shteti të krijoj kushte për një standard më të lartë jetësor dhe përmirësim të kualitetit të jetesës, ekonomi të qëndrueshme,shtet juridik,barazi sociale, si dhe reintegrimin e shoqërisë në kuptim të kthimit të mirëbesimit në perspektiven e bashkëjetesës (problemi i veriut të Kosovës), paraqiten si pengesa edhe përkundër masave të ndërmarra nga Qeveria.
Me keqardhje këto masa (edhe për kundër disa rezultateve pozitive) nuk janë të mjaftueshme për të vërejtur përmirësimin ekonomik të vendit.
“Sa ma shumë probleme që po zgjidhen, aq më shumë probleme tjera po hapen”. Në këtë kuptim procesin e tranzicionin mund ta kuptojmë dhe definojmë si shëndrrim të një problemi në shumë probleme tjera.
E që reformat nuk janë një proces i thjeshtë dhe që në Kosovë është tejet e vështirë të arrihet konsensusi në çdo lami, e po ashtu edhe për çështje ekonomike (rasti i Reformës Fiskale,rasti i Ligjit për “Trepçën”, rasti i Ligjit për Investime Strategjike etj) e vërtetojnë rezistencën ndaj reformave siç janë : paaftësia dhe jovendoshmëria në zbatimin e reformave, ndaj transparencës dhe efikasitetit, si dhe ngecja dhe vetënumrimi në luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Problem në veti paraqet edhe zgjedhja apo emërimi i disa njerëzve ( familjar apo militant partiak) me kualifikime të dyshimta nëpër vende kyçe, që nuk kanë ide, vizion dhe aftësi profesionale për të quar reformat përpara dhe udhëhequr dikastere të ndryshme nga niveli lokal e deri te ai Qendror.
BE-ja është e paarritshme pa reforma në ekonomi dhe shoqëri në përgjithësi.
Duhet ta kuptojmë se këto reforma paraqesin një formë të standardizimit në ndërtimin e sistemit të marrëdhënieve ekonomike me të gjitha shtetet e BE , siç janë prularizmi i marrëdhënieve pronësore me dominimin e pronës private, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe ideve, përgjegjësia për stabilitetin politiko-shoqëror, shtet juridik dhe i së drejtës, në themelet e së cilave po ndërtohet konkurueshmëria e çdo shteti dhe BE si tersi.
Është koha e fundit që shteti jonë të ndërmarrë masat e nevojshme për kalimin nga shoqëria shpenzuese na ato prodhuese, nga ajo importuese në ato eksportuese, në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese.
Unë dëshiroj që Kosova të mos mbetët në rrugën drejtë BE dikund e parkuar për skajë rruge, por, të lëvizë me hapa të përshpejtuar drejtë një vizioni të një shteti me prosperitet për qytetarët e saj si anëtare e Evropës së Bashkuar.


