Fundamenti

Ndjekje dhe të shtëna, dy shqiptarë plagosin një polic italian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy shqiptarë janë ndjekur gjatë nga Policia italiane pasi dyshoheshin për grabitje. Gjatë ndjekjes, një nga oficerët e policisë mbeti i plagosur pasi u tërhoq zvarrë me makinë rreth 15 metra, deri sa makina u përplas me një pemë.

Pas kësaj, karabinierët ndërhynë për t’i kapur dy shqiptarët ndërsa ata tentuan të largoheshin në këmbë.

Një nga policët qëlloi tri herë me pistoletë për të trembur shqiptarë, por njëri prej tyre arriti t’ia mbathte. Ndërsa i arrestuari është Eraldo Preni, 21 vjeç.

Një ka plumbat përfundoi në ballkonin e një shtëpie aty pranë duke rrezikuar jetën e banorëve.

Uji Dea

E gjitha kjo ka ndodhur në Padova të Italisë, ndërsa karabinierët po ndiqnin një grup që grabiste shtëpisë e zonës.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptarët e kishin grabitur makinën me të cilën tentuan të arratiseshin.

21-vjeçari shqiptar u kap nga agjenti Luigi La Sorte, i cili tregoi guxim edhe dy vite më parë kur ndërsa ndodhej me pushime me të dashurën e tij kapi një grabitës brenda një dyqani akulloresh në qendër të Palermos.