ARKATANA

Rama s’mund të flasë për Kosovën me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendësministri Bajram Gecaj e ka vlerësuar si të mirëseardhur angazhimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të vendeve tjera mike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, megjithatë, sipas tij, në emër të Kosovës nuk mund të flasë askush tjetër përveç institucioneve kosovare.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se janë të mirëseardhura angazhimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të vendeve tjera mike për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ai ka thënë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se në emër të Kosovës mund të flasin vetëm institucionet e Kosovës.

Eco Higjiena

Gecaj në një intervistë për “Zërin” ka thënë se beson që vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi do të kontribuojë në shtensionimin e raporteve në rajon dhe krijon një klimë bashkëpunimi. Kurse, sa i përket qëndrimeve që ka shprehur Rama në Beograd për çështjen e “Trepçës”, Gecaj ka thënë se ato janë në përputhje me qëndrime e Kosovës.

Më tej në këtë intervistë për gazetën Gecaj ka thënë se ka stagnime në dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo, sipas tij, partnerët e koalicionit qeverisës vendosin nëse do të ketë ndryshim të formatit të këtij dialogu apo jo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.