KKVITI

OSBE i dënon sulmet agresive të Kurteshit ndaj gazetarëve: Sjellje e papranueshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se sjellja e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve është e papranueshme.

OSBE tha se liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës.

“Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Uji Dea

Gjuhën agresive të Kurteshit kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe organizata tjera që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

Për këto akuza, AGK tha se përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.