ARKATANA

Monopolet ushqejnë oligarkinë, biznesi i ndershëm buzë falimentimit

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Qysh kur ka ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës, tash e dy vjet, njëri nga premtimet kryesore që e pati bërë në cilësinë e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ka qenë edhe premtimi për krijimin e kushteve të barabarta për të gjitha bizneset vendore, se do të ketë një ekonomi të lirë të tregut dhe do të ketë luftim të monopoleve në ato fusha që janë krijuar pas lufte. Mirëpo, zotimet e Isa Mustafës kanë mbetur vetëm fjalë në letër, ndonëse këtë e ka obligim me Kushtetutë dhe me ligj.

Qytetarët dhe kompanitë serioze po i vuajnë pasojat e zhvatjes

Qysh kur ka ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës, tash e dy vjet, njëri nga premtimet kryesore që e pati bërë në cilësinë e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ka qenë edhe premtimi për krijimin e kushteve të barabarta për të gjitha bizneset vendore, se do të ketë një ekonomi të lirë të tregut dhe do të ketë luftim të monopoleve në ato fusha që janë krijuar pas lufte. Mirëpo, zotimet e Isa Mustafës kanë mbetur vetëm fjalë në letër, ndonëse këtë e ka obligim me Kushtetutë dhe me ligj.

Kjo bëhet edhe më e vështirë që Qeveria të luftojë monopolet fitimprurëse, pasi që ka pasur një hezitim nga ana e Autoritetit të Konkurrencës që e ka për obligim si agjenci e dedikuar kundër monopoleve dhe konkurrencës. Ndaj për analistët kjo heshtje e Qeverisë edhe ka bërë që t’i dëmtojë qytetarët e bizneset, si pasojë e shtrirjes dhe rritjes së kompanive të inkriminuara oligarkike, pasi që shteti nuk po del në mbrojtje të qytetarëve, por në heshtje po e mban anën e oligarkëve të inkriminuar ekonomikë. Analistët thonë se qeveria ‘Mustafa’ ua ka mundësuar këtyre bizneseve të kapura me shtetin që të zhvatin sa më shumë nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe të pashpresë, duke dëmtuar e ngulfatur edhe bizneset e ndershme që nuk janë të lidhura me pushtetarët e inkriminuar. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës duket i pafuqishëm dhe i kapur nga mafio-politika, e si rrjedhojë nuk po e kryen punën e tij për të luftuar monopolet.

Qeveritarët e pangopur

Fundamenti

Eksperti i ekonomisë, Nehat Maxhuni, tha se deri më tani bizneset që kanë marrë pjesë në tenderët e Qeverisë dhe oligarkëve qeveritarë kanë qenë të obliguar që të paguajnë mesatarisht 10 për qind të vlerës së përgjithshme të tenderit të lëshuar nga ana e qeveritarëve, ndërsa tash kanë filluar të aplikojnë një metodë të re të korrupsionit, ku përqindja më nuk është primare. Sipas Maxhunit, këta qeveritarë tashmë i kanë hapur bizneset e tyre në emër të të afërmve ose edhe shokëve, ku si pronarë ose bashkëpronarë të këtyre bizneseve po u japin tenderë këtyre bizneseve të veta.”Pothuajse është e pamundur që dikush tjetër të marrë punë në qeveri, përveç këtyre bizneseve. Qeveritarët tanë të pangopur kur janë duke i bërë këto gjëra është fare lehtë që të kuptojmë se ata nuk e luftojnë monopolin e bizneseve të tyre tejet fitimprurëse dhe as që e kanë ndërmend që ta luftojnë këtë dukuri, edhe pse e kanë obligim ligjor dhe kushtetues”, është shprehur ai.”Autoriteti i Konkurrencës ,që është një agjenci kundër monopoleve dhe konkurrencës, e ka për obligim ligjor ta luftojë këtë dukuri, por duke e pasur parasysh se edhe anëtarët e kësaj agjencie janë të zgjedhur dhe emëruar nga këta qeveritarë të këtij shteti nuk e kanë as vullnetin e as guximin ta zbatojnë ligjin për të cilin edhe janë të thirrur të veprojnë”, theksoi Maxhuni.”Kjo dukuri i ka sjellë në situatë të vështirë ekonomike shumë biznese, të cilat punojnë dhe kanë punuar deri më tani, duke punësuar një numër të konsiderueshëm të punë- torëve, me çka shumica prej tyre kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit”, theksoi ai.

Nëntoka udhëheq shtetin

Analisti i ekonomisë, Ardi Nokaj, thotë për “Kosova Sot” se shumica e ministrave të kësaj qeverie janë nën kthetrat e oligarkëve të bizneseve të inkriminuara, saqë ngulfasin e nuk lejojnë frymën e lirë të biznesit në tregun e lirë.”Mafio-politika është aktori kryesor krimogjen, që nuk lejohet thyerja e monopoleve dhe pse tregu i lirë, që është i garantuar me ligj dhe me Kushtetutë”, theksoi ai.

Nokaj është i mendimit se shumica e institucioneve po udhëhiqen realisht nga mafiopolitika oligarkike apo nëntoka kriminale, ku shihet qartë se ata janë përgjegjësit kryesorë për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi deri sot. Ai ka thënë se mungesa e vullnetit politik, sistemi i brishtë i drejtësisë dhe papërgjegjshmëria janë vetëm disa nga faktorët që konsiderohen se po e pengojnë luftën kundër korrupsionit në Kosovë.”Kemi shumë organe që thirren se e luftojnë korrupsionin, por ato nuk bashkëpunojnë me njëratjetrën. Pra, gjithë këto mekanizma të kontrollit nuk funksionojnë dhe e kemi një situatë ku njerëzit për të cilët ka dyshime të fuqishme që janë të korruptuar nuk dënohen”, dhe si po shihet këtu bien ndesh në mes vete këta mekanizma”, ka deklaruar më tej ai. Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot” se njerëzit mafiozë të klanit ‘Pronto’ Kosovën e kanë shndërruar në një mostrum shtetëror, ku disa njerëz janë mbi të gjitha institucionet dhe ata vendosin jo vetëm për punësimet, por edhe për tenderët dhe deri edhe tek licencat e bizneseve. “Në këtë vend kriteret e meritokracisë nuk kanë kurrfarë vlere. Në saje të këtyre njerëzve imazhi i Kosovës si shtet i ri është rrënuar plotësisht”, theksoi ai. Ai tha se organi më kompetent për të luftuar monopolet është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që si organ për më shumë se tre vjet ka qenë jofunksional dhe i nëpërkëmbur për shkak se qeveritarët tanë mendojnë se themelimi i këtij organi duhet të bëhet vetëm sa për të thënë se e kemi.”Për këtë arsye edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën kemi marrë vërejtje shumë serioze”, vijoi më tutje ai./kosova sot/