FIDANISHTJA

Mjegull mbi ‘Brezovicën’ e dështuar

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Projekti i “Brezovicës” është përdorur për marketing politik nga oligarkët e pushtetit, të cilët tash, pasi ka dështuar plani bashkë me zotimet për qindra milionë investime dhe mijëra vende të reja pune, po heshtin.

Qeveria nuk e thotë asnjë fjalë pas dështimit të projektit 400 milionësh.

Projekti i “Brezovicës” është përdorur për marketing politik nga oligarkët e pushtetit, të cilët tash, pasi ka dështuar plani bashkë me zotimet për qindra milionë investime dhe mijëra vende të reja pune, po heshtin, raporton Gazeta Kosova Sot

Heshtja e drejtuesve të Qeverisë së Kosovës dhe të MTI-së lë vend për dyshime të mëdha se Qeveria e Isa Mustafës e ka lënë në harresë fatin e mëtejmë të kompleksit reakreativo sportiv të “Brezovicës”.

Zyrtarët e MTI-së, ministri e cila e kishte udhëhequr projektin tashmë të dështuar, me gjithë pyetjet e dërguara, nuk janë përgjigjur për gazetën.

Ndërkaq, për opozitën dhe analistët e kësaj fushe mosprononcimi i MTI-së sikur është një tregues se qeveria ‘Mustafa’ e ka lënë në harresë “Brezovicën”, të cilën duket se po e pret edhe një vit i ri si qendër turistike e pazhvilluar, për shkak të dështimit qeveritar për të tërhequr investimet. Projekti i Brezovicës është përdorur për marketing politik edhe në kohën e Qeverisë së kaluar, nga ish-kryeministri, tani president i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Isa Mustafa, kryeministër. Ata kishin thënë se ky projekt do të hapë 4000 vende të punës dhe do të investohen rreth 400 milionë euro. Pas dështimit të konsorciumit francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, të sigurojë 163 milionë euro për projektin e ‘Brezovicës’, në fazën e parë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kishte bërë të ditur se janë duke diskutuar për planin B, por ende nuk është i finalizuar.

FIDANISHTJA

Kompleksit po i bie vlera

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Haxhi Shala (Nisma për Kosovën), i ka quajtur gënjeshtra të radhës pohimet e ministres Hykmete Bajrami, se gjoja Qeveria e ka planin B për ‘Brezovicën’.

Sipas opozitarit Shala, që kur është në pushtet kjo qeveri e deri më tash e dy vite koha ka dëshmuar se ata nuk kanë pasur e nuk ka fare strategji zhvillimore dhe se veprimet e tyre janë në baza ditore dhe “ad-hock”.

Andaj, sipas Shalës, edhe heshtja e tyre për Brezovicën në prag të fillimit të sezonit dimërorë tregon se Qeveria ‘Mustafa’ dhe MTI-ja e kanë harruar ‘Brezovicën’ dhe fatin e saj”. Ndërsa, ish-ministri i MTI-së, Ismet Mulaj, tha për “Kosova Sot’ se nuk është në dijeni se a ka plan rezervë për ‘Brezovicën’ nga Qeveria e ‘Isa Mustafa’ apo jo. “E keqja e dështimit në këtë rast është se i ka rënë përgjysmë vlera e shitjes së këtij kompleksi “, tha ai.

Shembull të kësaj fushe ish-ministri Mulaj e mori dështimin e shitjes së PTK-së, që fillimisht kishte një vlerë prej 500-600 milionë eurove, kurse tash vlera e saj në tregun ndërkombëtar ka rënë dukshëm dhe do të jetë shumë më pak sesa herën e parë “, theksoi ai. Edhe drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, nuk e di se a ka plane alternative dhe a është lënë në harresë, por e di se dështimi i privatizimit të ‘Brezovicës’, që nuk ndodhi herën e parë, mund t’ia zvogëlojnë dukshëm vlerën reale të kësaj ski-qendre sportive e rekreative, ndër më të njohurat në rajon.