ARKATANA

Mbi 60 kosovarë kanë humbur jetën në vendin e punës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjatë 5 vjetëve të fundit, në sektorin e ndërtimtarisë 61 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare.

Niveli i sigurisë në punë edhe më tutje vazhdon të jetë i ulët, ku si pasojë gjatë pesë vjetëve të fundit në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 61 qytetarë, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare, shkruan gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Këto të dhëna janë pasqyruar në raportin e fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, i publikuar para pak ditësh.

“Numri i aksidenteve të rënda dhe në shumicën e rasteve edhe me pasoja fatale për shëndetin e punëtorëve është shqetësues dhe është rritur nga viti në vit. Pasojat nga moszbatimi i masave apo zbatimi i pamjaftueshëm i rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë është problem shqetësues për njerëzit dhe natyrën në nivel global. Analizat e bëra kanë treguar se sektori i ndërtimtarisë prin me numrin më të lartë të rasteve me lëndime, por edhe me vdekje të punëtorëve. Duke u bazuar në këtë, ne kemi përzgjedhur për trajtim këtë sektor si një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe me rrezik më të lartë krahas sektorëve tjerë”, thuhet në raport.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.