ARKATANA

Pacolli merr mbështetje nga familja Haradinaj përballë sfidës me Aeroportin e Vlorës: “Telefonata e Anitës më dha forcë dhe kurajë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Behgjet Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet që, siç shprehet, e ka prekur më së shumti që nga përballja me sfidën rreth Aeroportit të Vlorës.

Përmes një postimi, Pacolli ka treguar për një telefonatë që ka pranuar nga familja e Ramush Haradinajt, ku Anita Haradinaj, edhe në emër të Ramushit, i ka shprehur mbështetjen e saj të sinqertë njerëzore dhe shpirtërore në këtë përballje me drejtësinë.

Pacolli e ka cilësuar telefonatën si “një nga telefonatat më të dashura, më inkurajuese dhe më njerëzore” që ka marrë në këtë periudhë.

“Një nga telefonatat më të dashura, më inkurajuese dhe më njerëzore që kam marrë që nga momenti kur po përballem me sfidën rreth Aeroportit të Vlorës, ishte telefonata e sotme nga familja Ramush Haradinaj.

Anita më telefonoi ( edhe në emër të Ramushit) dhe më shprehu mbështetjen e saj të sinqertë, njerëzore dhe shpirtërore në këtë përballje me DREJTËSINË, jo të lehtë.

ARKATANA

Fjalët e saj më prekën thellë:

“Behgjet, ti ke me ia dalë, sepse ne të njohim kush je dhe e dimë se atë vepër madhështore e ke bërë me shpirt, për trashëgiminë tënde, për kombin dhe për ekonominë e vendit. Këtu nuk do të të ndihmojnë vetëm njerëzit e mirë dhe qytetarët që e dinë tani kush je, por edhe Zoti. Ke me ia dalë dhe ke me e përfunduar atë vepër që e ke nisur me shpirt e zemër.”

Ka momente kur një fjalë e mirë, e thënë me sinqeritet, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Sot, telefonata e Anitës ishte pikërisht një moment i tillë për mua. Më dha forcë, besim dhe kurajë për të vazhduar.

Faleminderit nga zemra, Anita. Telefonata jote ishte për mua shumë më tepër sesa thjesht një telefonatë.

Zoti të bekoftë ty, Ramushin, fëmijtë dhe familjen tuaj të mrekullueshme.”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.