Hidromorava

Oligarkët ua presin rrugën investimeve të huaja

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësues të bizneseve janë të shqetësuar se përse investitorët e huaj duhet patjetër që të takohen me njerëzit e rangut të lartë politik, qoftë ai kryeparlamentar, president apo edhe kryeministër i vendit. Sipas tyre, nëse zbatohet ligji, ndiqet rruga ligjore dhe nuk ka nevojë për këso takimesh, por në këto raste mund të lindë dyshimi për përfitime të paligjshme në këmbim të licencave, lejeve, fondeve etj.

Askush nuk mund të investojë, pa kaluar nga ‘të fortët’ e pushtetit

Përfaqësues të bizneseve janë të shqetësuar se përse investitorët e huaj duhet patjetër që të takohen me njerëzit e rangut të lartë politik, qoftë ai kryeparlamentar, president apo edhe kryeministër i vendit. Sipas tyre, nëse zbatohet ligji, ndiqet rruga ligjore dhe nuk ka nevojë për këso takimesh, por në këto raste mund të lindë dyshimi për përfitime të paligjshme në këmbim të licencave, lejeve, fondeve etj. raporton Gazeta Kosova Sot

Njëri nga ndryshimet e propozuara nga MTI-ja në projektligjin për investimet e huaja strategjike është edhe mundësia e ndryshimit të formës së komunikimit ndërmjet investitorëve të huaj dhe pushtetarëve. Nëse miratohen ato propozime, atëherë që të gjithë ata të huaj, që janë të interesuar të investojnë në Kosovë, do të munden që drejtpërdrejt të komunikojnë me pushtetarët tanë të nivelit më të lartë shtetëror të vendit, duke filluar nga presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri aktual i vendit. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë institucionet kosovare patën krijuar mekanizma ligjorë dhe agjenci me të vetmin synim për promovimin e investimeve të huaja, ndërkaq për këtë qëllim edhe janë organizuar konferenca të ndryshme ku u bëhej thirrje kompanive ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, mësohet se investimet e huaja, gjatë periudhës 2009-2013, kanë qenë 400 milionë euro, por ato shënuan rënie në vitin 2014, në vetëm 151 milionë euro kurse në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro. Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të ‘Transparency International’, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me shkallën e nivelit më të lartë të korrupsionit në rajon, që pengon edhe investimet. Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën ka adresuar qartë kërkesën për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë.

Zvarritja e ligjit Projektligji për investime strategjike në Kosovë ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit 2015, derisa nuk kishte arritur të kalojë në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave të deputetëve. Si i tillë, ky projektligj nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar se do të ndihmonte në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe rrjedhimisht do të kishte ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

ARKATANA

Ndërkaq, me synim të vetëm për të rritur shumën e këtyre investimeve, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, kishte deklaruar se Kosovës i duhet Ligji për investime strategjike. Ajo e kishte konsideruar si dëm të madh për ekonominë e vendit mosmiratimin e ligjit. Ministrja Bajrami pati deklaruar se Qeverisë së Kosovës duhet t’i mundësohet komunikimi i drejtpërdrejtë me investitorët potencialë. “Ne nuk mundemi sot t’u themi investitorëve ‘nëse ju doni të investoni në Kosovë, duhet të konkurroni me të gjithë të tjerët”. Sot, investitorët nuk konkurrojnë për të ardhur në Kosovë. Ne nuk kemi 10 investitorë, të cilët dëshirojnë të privatizojnë një fabrikë, ne sot kemi dhjetëra vende, të cilat konkurrojnë mes vete se cila i ofron kushte më të mira një investitori”, pati deklaruar Bajrami.

Analistë të ekonomisë janë të mendimit se Kosovës i duhet një legjislacion më fleksibil sa i përket tërheqjes së investimeve ndërkombëtare, por, sipas tyre, jo domosdoshmërisht edhe Ligji për investime strategjike, ashtu siç ka paraparë Qeveria e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se Kosovës i duhet një legjislacion që u mundëson investitorëve ndërkombëtarë të kenë komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës. “Kosovës i duhet një legjislacion më fleksibil, jo domosdoshmërisht një ligji i veçantë, siç është Ligji për investime strategjike, por Kosovës i duhet një legjislacion që mundëson një komunikim direket në mes të investitorëve dhe Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai. Sipas Zekës, kjo çështje ka mundur të zgjidhet shumë lehtë me disa ndryshime të Ligjit aktual të investimeve të huaja. “Është rasti iSerbisë, e cila ka vetëm një Ligj për investime dhe në kuadër të këtij ligji ka disa dispozita të caktuara për investime të veçanta”, tha ai.

Sipas drejtorit Zeka Ligji për investime të huaja, i cili nuk parasheh, që Qeveria e Kosovës të negociojë për investime në Kosovë drejtpërdrejtë me investitorët potencial, paraqet një problem në tërheqjen e investitorëve të mëdhenj në Kosovë. Ai është i mendimit se pa një komunikim fleksibil ndërmjet Qeverisë dhe investitorëve, gjasat do të jenë më të vogla që Kosova të jete më atraktive për investitorët serioz./kosova sot/