Fundamenti

Prokuroria të mos e harrojë fytin e tharë të Grabovcit

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, para dy ditësh, mori vendimin për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve ‘Pronto’, i cili fillimisht ishte iniciuar kundër kryeprotagonistit Adem Grabovci, por tani hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë.

Shkëlqim Devolli i thoshte shefit të shefave ‘qe po t’i çoj…’.

Analistët kërkojnë që organi i akuzës t’i shkojë rastit deri në fund, sepse aty shihet se sa thellë i ka shtrirë rrënjët krimi dhe mafia politike e biznesore,raporton Gazeta Kosova Sot

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, para dy ditësh, mori vendimin për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve ‘Pronto’, i cili fillimisht ishte iniciuar kundër kryeprotagonistit Adem Grabovci, por tani hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë. Mirëpo, mbetet akoma mister nëse Prokuroria do të nisë hetimet edhe për njërën ndër bisedat më skandaloze gjatë përgjimit, e zhvilluar në mes Adem Grabovcit dhe Shkëlqim Devollit, ku gjatë asaj bisede dyshohet se Grabovci i kërkon para Shkëlqim Devollit, ngase “iu ka tharë fyti” si dhe i kërkon të bisedojnë për objekte. “Grabovci: Kqyre se s’mujta me të thirr…Mu ka zbrazë krejt fyti… Shkelqim Devolli: U bo shef, qe po t’i çoj…”, ku më pastaj biseda vazhdon për objektet në mes të Grabovcit dhe Devollit”. Ky ishte dialogu që doli në media pas publikimit të përgjimeve. Ndaj është ngritur edhe pyetja se përse Prokuroria po vazhdon të heshtë, edhe pse është si kristal e qartë se Grabovci po i kërkon para Devollit dhe po ashtu kërkon të bisedojë për objekte, derisa është shtuar edhe dilema se pse Prokuroria nuk po reagon pasi që kjo bisedë dëshmon qartë për mënyrën se si ushqehet politika kriminale nga bizneset e inkriminuara oligarkike, ku përfitohet paligjshëm dhe pandershëm nga favoret e pushtetit të korruptuar përmes krimit të organizuar, ku vlerat arrijnë në disa dhjetëra e qindra miliona euro?

Uji Dea

As prokuroria nuk i ka shpëtuar kapjes Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se duke u bazuar në rastin e përgjimeve ‘Pronto’, me kryepersonazhin kryesor, shefin e shefave, Adem Grabovcin, tani, siç tha, vërtet Prokuroria paska zgjeruar hetimet edhe për personazhet e tjera që gjenden të ndërlidhur në rastin e përgjimeve ‘Pronto’.

Por, pavarësisht kësaj, Kelmendi thotë se nuk është fort për të besuar se zgjerimi i këtyre hetimeve nga ana e Prokurorisë më në fund do të rezultojë me ndonjë rezultat të theksuar për të nxjerrë para drejtësisë personat e rastit ‘Pronto’, ngase, sipas tij, këtu kemi të bëjmë me njerëz të funksioneve shtetërore dhe gjithashtu edhe me njerëz të rrjetit bisnesor oligarkik të ndërlidhur me pushtetin, e që për Prokurorinë dhe ligjin janë të paprekshëm dhe vështirë se do të japë ndonjë rezultat vendimi i Prokurorisë, ani pse i kanë zgjeruar hetimet në këtë aspekt. “Do të mund të besonim të kundërtën e kësaj që po themi, por nuk le vend dhe hapësirë mendësia tjetër, ngase jemi dëshmitarë të këtij realiteti se këtu është thellë e rrënjosur kapja e shtetit nga politika kriminale dhe oligarkët e saj dhe pa kontrollimin dhe ndikimin e tyre asgjë nuk frymon në këtë vend. Përndryshe, që në fillim të publikimit të përgjimeve në rastin ‘Pronto’ mbase nga Prokuroria është munduar edhe të kamuflohet me rastin, duke u shprehur para publikut se kinse këto përgjime nuk përbëjnë elemente të veprës penale, por tash vetë inicimi i hetimeve ndaj këtyre njerëzve të apostrofuar në rastin ‘Pronto’ dhe zgjerimi i hetimeve ndaj tyre është tregues së në këto biseda paskësh pasur elemente të veprës penale, e që për opinionin mbase veç ka qenë e qartë”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa, sa i përket asaj se sa do të tregohet efikase dhe e denjë Prokuroria për të dërguar para drejtësisë personat e hetuar, e që siç u mësua se emrat e të hetuarve mbajnë pozita udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm shtetëror, mbetet të shihet në vazhdim.”Në këtë vend mafio-politika dhe oligarkët e kanë zhbërë thuajse çdo vlerë të këtij sistemi shtetëror, për të mos thënë se kanë degraduar çdo gjë institucionale dhe madje logjikën dhe etikën e vetë funksionit të drejtësisë dhe shtetit!”, theksoi Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.