ARKATANA

Nëse e duam këtë vend, le të përgatitemi për zgjedhje të reja parlamentare!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Meqenëse, gjendja e vendit mund të rrëshqet në drejtim të ndonjë pasigurie (politike, sociale, ekonomike) të pakontrolluar, dhe si një lloj “armëpushimi” dhe shtensionimi midis qeverisë aktuale, opozitës dhe qytetarisë, jam që; Të formohet, sa më parë: Një grup ekspertësh (mikst: pozitë- opozitë, shoqëri civile dhe ekspert) dhe menjëherë t’i hyhet përgatitjeve për NDRYSHIMIN e LIGJIT ZGJEDHOR, në mënyrë që të fillojmë të besojmë në legalitet dhe legjitimet zgjedhor !

Arsyet; 1.1. Testohen forcat dhe fuqia politike e secilit subjekt politik veç e veç te sovrani; 1.2. S’tensionohet situata dhe të krijohet klima e sigurisë për vullnetin e sovranit. 1.3. Ofrohen alternativa te reja qeverisëse 1.4. Mobilizohet qytetaria (kontingjentet e reja do hyjnë në një proces dhe atmosferë shumë më të “virgjër”zgjedhore)

2. Por, paraprakisht, duhet të formohen këto ekipet profesionale, ku tri palët do krijonin; 2.1. Grupe ekspertesh /jurist, politikolog, ekonomist, sociolog, etj./ për ta reformuar Ligjin aktual Zgjedhor. 2.2. Ligji aktual (me plotë deformitete të çoroditura, absurde dhe të dëshmuara në pesë palë zgjedhje!), duhet URGJENTISHT të balancohet me; përfaqësim politik /propozim: pozita të përfaqësohet me (3) tre përfaqësues mundësisht apolitik, opozita, gjithashtu me (3) tre tjerë apolitik, dhe tre të tjerë nga fushat: (ekskluzivisht) jurist dhe gjyqtar. 3.3. Natyrisht, këtu duhet edhe përfaqësimi i grupeve tjera (etnike) minoritare me (1) një person (të cilin duhet me rotacion ta delegojnë grupet parlamentare), dhe (1) përfaqësues (të verifikuar profesionalisht dhe moralisht!) nga prokuroria.

Eco Higjiena

3. Me organizimin e zgjedhjeve të reja, do fitonte: Demokracia në vend. Shtrohet pyetje si: 3.1. do pasurohej sfondi i relaksimit të raporteve aktuale… 3.1.1. do thellohej (për të mirë natyrisht!) si: profilizimi i (munguar) ideologjik; 3.1.2. do krijoheshin dhe forcoheshin dy blloqet aktuale barrikaduese politike. 3.1.3. do “abortohej” më natyrshëm qendra e “mesit të art”. 3.2. Me zgjedhjet e reja, secilit subjekt do t’i lejohej si “kurorëzimi” ashtu edhe “shkurorëzimi” i secilit me secilin. 3.3. Me zgjedhjet e reja, partitë (alternativat e reja!)politike me të marr votën e sovranit do të mund të lidhnin aleanca “të natyrshme” edhe “të panatyrshme”… 3.4. Me zgjedhjet e reja, do ruhej “fryma e balancimit të numrave” që “prodhoi” gjerë tani vetëm; pasiguri dhe jostabilitet!

4. Zgjedhjet e reja, me këtë ndërgjegjësim shumë më të avancuar qytetar (gjykim ky i bazuar në hulumtime empirike!), padyshim do eliminonin shumicën e deputetëve (të kontrabanduar me logjikën morbide: klanore, krahinore, servile, konformiste, etj.) që më shumë dëgjojnë shefin e partisë se sa zërin e qytetarit që i ka votuar!

5. Zgjedhjet e reja, si zgjidhje padyshim që do u hapnin derën edhe formacioneve (subjekteve) të reja teknokrate politike, të cilat do e freskonin skenën aktuale politike! Zgjedhjet e reja, do eliminonin padyshim shumicën e matrapazëve dhe mashtruesve politik; që një mënyrë apo tjetrën u (pasuruan ne kurriz të qytetarêve..) bënë shkak i; hajnisë, korrupsionit, papunësisë, varfërimit, mungesës së; sovranitetit, pavarësisë dhe demokracisë…