Uji Dea

Deklaratë optimiste e Dritëro Agollit: Kosova do t’ia kalojë me zhvillim krejt vendeve të rajonit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një deklaratë optimiste për të ardhmen e Kosovës ka ardhur nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli.

“Unë kam besim të plotë që Kosova shumë shpejt në një të ardhme të afërt do t’ia kalojë gjithë vendeve nga përparimi i saj, sepse ka përgatitur kuadro në të gjitha fushat. Në fushën e mjekësisë, së organizimit të ekonomisë, të kulturës, në përgjithësi në fushën e punimit të tokës, një tokë e pasur që ke dëshirë ta hash me lugë, me lugina të tëra, fusha të bukura, ke një mrekulli , edhe emigrimi ka bërë edhe mirë. Ju do të ecni aq përpara sa do të çuditeni. Unë gjithmonë, nuk kam jetë të gjatë, por gjithmonë do të përpiqem që të luftoj, të punoj për ngritjen lart të Kosovës, për tu bërë një aozë e bukurisë, e punës, e krenarisë dhe e nderit mbi të gjitha” , u shpreh Agolli.

Një deklaratë e fortë e cila u bë gjatë dekorimit që poetit të madh ju bë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i shtetit të Kosovës vizitoi Agollin në shtëpinë e tij në Tiranë, ku shkrimtari u dekorua nga Thaçi për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.

Agolli tha se mezi e thotë Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, pasi ai do të donte të bëhej fjalë për një shtet. “Mund të thuhet më mirë, Republike e Shqipërisë këtej Drinit, dhe Republika e Shqipërisë përtej Drinit”, u shpreh poeti i madh.

FIDANISHTJA

Gjatë bisedës me presidentin Thaçi, gjeniu i letrave shqipe, por edhe politikan i madh, ka shkëmbyer batuta duke u fokusuar tek mbiemri i kreut të shtetit të Kosovës, të cilin shpjegoi pse dëshiron ta thërrasë “Taçi” dhe jo “Thaçi”.

“Jemi të gëzuar sepse në vitin e parë të zgjedhjes suaj si president i republikës përtej Drinit, vini edhe për herën e parë këtu, zoti Hashim Thaçi, unë atë H-në do ta heq, Taçi. Kështu është edhe në pasaportë. Është dhe mbeturinë e fjalëve të vjetra, anglosaksone, Th-ja. Se ne kemi rrjedhur nga Kolonja, Taçi e themi”, shpreh Dritëro Agolli.

Për Presidentin Thaçi, takimi me gjeniun e letrave shqipe ishte një kënaqësi e veçantë.

“Është kënaqësi e veçantë që jam në familjen tuaj. Kam ardhur me të uruar ditëlindjen e 85, urimet më të mira, shëndet jetëgjatë, për juve personalisht, gjithë gëzimet për familjen tuaj. Për Sadijen, respektin më të madh që të ka qëndruar afër gjithmonë, që ka treguar kujdesin maksimal. Unë e di se jam tek gjeniu i letrave shqipe dhe më gjerë, gjithë atë që ke shkruar për Shqipërinë ke shkruar edhe për Kosovën. Gjithë që ja ke kushtuar Kosovës ka pasur ndikimin e vet edhe në Shqipëri. Ju keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë, ju keni guxuar kur të tjerët nuk kanë guxuar. Ju keni shpresuar në lirinë e Kosovës”, – u shpreh Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.