UBT

Agim Veliu: Opozitës po i dhëmb pse LDK po udhëheq me Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partive opozitare po u dhëmb pse Lidhja Demokratike e Kosovës, po udhëheq me Qeverinë e vendit. Të paktën kështu vlerësojnë në partinë e Isa Mustafës. Krejt kundërshtimi i opozitës, sipas krerëve të LDK-së, ka të bëjë më një lloj mllefi të opozitës ndaj LDK-së.

Agim Veliu, nënkryetar i kësaj partie, e vlerëson të pakuptime këtë qasje të opozitës ndaj Qeverisë. Ai ka ftuar opozitën qe të jetë konstruktive dhe të mos e pengojë punën e Ekzekutivit.

“Partive opozitare po u dhëmb qe në po udhëheqim me Qeverinë. E kanë një lloj mllefi dhe inati, i cili për mendimin tim është i pakuptime. Por, ata duhet me kuptu qe rezultati i zgjedhjeve është ky dhe është një marrëveshje politike për formimin e institucioneve. Opozita duhet të jetë kontribuuese e të gjitha proceseve në Kosovës, sepse edhe ata janë pjesë e institucioneve dhe duhet ta luajnë rolin e tyre konstruktiv”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Mobi Casa

Ai ka kërkuar nga opozita qe të jetë korrigjuese ndaj punës se institucioneve dhe të ofrojë alternativa, por jo të ngrit kauza sic shprehet ai fiktive.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është partia e dytë më e madhe në vend. Një kohë të gjatë kjo parti mbante primatin e partisë më të madhe në vend, por që asnjëherë nuk ka udhëhequr me Qeverinë e vendit. Pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit 2014, LDK bashkë me VV, AAK, e Nismën patën formuar bllokun të quajtur VLAN. Për 6 muaj këto parti u përpoqën të marrin drejtimin e Qeverise, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese ia pat mohuar mundësinë për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit. Kësisoj, pas gjashtë muajve LDK u tërhoq nga ky koalicion dhe lidhi marrëveshje me PDK-në për formimin e Qeverisë, të cilën e drejton tash e gati dy vjet Isa Mustafa./Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.