Fundamenti

Hoxha për zgjedhjet e 7 qershorit: Ekziston nevojë për balancë politike dhe partiake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidatja për deputete e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë që vendi ka nevojë për balancë partiake dhe politike pas pamundësisë së Lëvizjes Vetëvendosje të gjejë një zgjidhje ndonëse kishte fituar 51 për qind të votave.

“Pamundësia e partisë mazhoritare që ta kuptojë fillimisht që presidenti i vendit jo rastësisht në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet që të zgjidhet me 2/3 e votave, apo me 81 vota, e që tregon për nevojën dhe gatishmërinë për balancë partiake, politike, edhe të ngjyrimeve etnike që janë Brenda Kuvendit të Kosovës, sepse kjo është garanca e cila e bjen pranueshmërinë mbi personin që do të jetë mbi palët, që është presidenti i Kosovës, që do t’i përfaqësojë të gjithë akterët e tyre”, ka thënë Hoxha në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

Uji Dea

Sidoqoftë, Hoxha e ritheksoi se Kurti i ka fituar 51 për qind të votave të popullit, dhe jo 100 për qind të tyre.

“Më vjen keq kur e shoh një kryetar partie dhe një parti e cila ka marrë shumë vota, domethanë 51 për qind të votës së popullit të Kosovës i cili ka dalë në zgjedhje ,e që nuk ka qenë e gatshme të zgjerojë hapësirën komunikuese në kuptimin e mirë të fjalës, jo në kuptimin si përfaqësohet sa për të thënë që po takohemi. Thjesht, mungesa e kësaj gatishmërie dhe këtij vullneti politik ka shkuar natyrisht në pozicionimin e partive opozitare, sepse populli i Kosovës nuk e ka votuar Albin Kurtin 100 për qind, e ka votuar 51 për qind, dhe ato vota nuk mjaftojnë për të zgjedhur presidentin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.