Nafta, ende pa kontroll
Në Raportin e Progresit për Kosovën, i publikuar para disa ditëve, hapësirë i është dhënë edhe kontrollit të naftës dhe cilësisë së saj.“Veprime urgjente duhen të ndërmerren në fushën e standardeve të ndotjes dhe kontrollit të ndotjes nga transporti, duke përforcuar legjislacionin në kontrollin teknike të makinave, kualitetin e naftës, si dhe në substancat shteruese të ozonit dhe gazrave të flourit”, thuhet në raport.
Këtë raport e mbështet Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Sipas, kryetarit të kësaj shoqate Fadil Berjani, një kërkesë për kontrollim të cilësisë së naftës e kanë bërë tash e tre vjet.
Sipas Berjanit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka arritur as 2 përqind ta bëjë kontrollimin e naftës.


