Eko Higjiena

Pas një viti, kryeministri përballë opozitës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për herë të parë pasi ishte gjuajtur me vezë, kryeministri Mustafa do të dalë në interpelancë para ligjvënësve kosovarë. Ai është thirrur nga Lëvizja “Vetëvendosje” për të diskutuar rreth kodit telefonik dhe situatës politike në veri. Opozita kësaj here duket se ka shpallur “armëpushim”. Partitë në pushtet, ndërkaq presin debat konstruktiv, por nuk e dinë nëse do t’i mbështesin propozimet e “Vetëvendosjes”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të dalë për herë të parë para deputetëve për të raportuar me kërkesë të opozitës.

Kësaj radhe kreu i ekzekutivit është thirrur në dy interpelanca nga Lëvizja “Vetëvendosje”, për të raportuar rreth marrëveshjes për kodin telefonik dhe gjendjes politike në pjesën Veriore të Kosovës.

FIDANISHTJA

Por, nuk dihet nëse kësaj radhe kryeministri do të lejohet të raportojë deri në fund për këto dy tema për të cilat ka kërkuar opozita.

Kjo, pasi edhe vitin e kaluar kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ishte thirrur për të raportuar rreth Marrëveshjes për Asociacionin, por me të nisur fjalimin, Mustafa ishte gjuajtur me vezë, nga ku edhe kishte nisur pastaj gjuajtja e gazit lotsjellës, protestat e kundërshtimet e ashpra kundër kësaj Marrëveshjeje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.