Bezdis qytetarët, ndërhynë policia
Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se i dyshuari shqiptar si menaxher në kafenenë “Soho”, ka bërë prishjen e rendit, duke lëshuar muzikë me zë të lartë, në orë të vona të natës, dhe me këtë rast ka bezdisur qytetarët.
Njësitet patrulluese kanë dalë në vend të ngjarjes dhe rastin e kanë klasifikuar si “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”. Rasti procedohet në Gjykatën Themelor njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


