Matoshi i kënaqur me punimet në parkun e qytetit
Kamenicë – Gjithçka po shkon ashtu si është planifikuar. Parku, këndi i lodrave dhe fusha e basketbollit ngadalë po finalizohen, gjatë kësaj jave do të përcaktohet vendi i kyçjes së ndriçimit publik të parkut, dhe çështja e ujitjes ka shkruar Matoshi derisa i ka bërë vizitë këtyre punimeve.
Faleminderit Kompanisë, koordinatores Lorika Hisari dhe mbikëqyrësit Naser Gjuka. Sot së bashku me Uran Berishën e vizituam parkun dhe u njoftuam me punët që po bëhen nga kompania Ariani-Co. Shpresojmë të kemi mot të mirë për mbjelljen e barit në park ka thënë Matoshi./rajonipress/


