ARKATANA

Sa duhet t’u besojmë sondazheve?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fadil Maloku (1) – Sot, botëkuptimi mbi opinionin publik duket që e ka humbur prefiksin e “vullnetit të popullit”(!), ngase, thjesht mes mendimeve (përshtypjeve, qëndrimeve, qëllimeve) të qytetarëve dhe pushtetit ekzekutiv të shoqërive të ndryshme është duke u ndërtuar një rrjetë e tërë ndërmjetësuesish siç janë; partitë politike, mjetet masovike të komunikimit (shtypi, radio,Interneti e sidomos TV-ja!), parlamenti dhe format tjera të komunikimit publik.

2. Së këndejmi edhe ne në Kosovë, duhet të mësohemi në këtë tip rrjetëzimi apo shkapërderdhje të asaj që e quajmë apo e definojmë si opinion të lirë publik. Për t’u parashikuar në mënyrë të suksesshme sjelljet e zgjedhësve, posaçërisht meqenëse një numër i tyre këtë opinion apo qëndrim qytetar, ai e shpallë i shtyrë nga konteksti social, pra nga.

3. Për t’i ikur politizimit të referimit të rezultateve nga hulumtimet e ndryshme empirike, rezultatet e hulumtimeve empirike do të duhej të interpretojnë vetë hulumtuesit përkatësisht ekspertët e lëmive përkatëse pra shkencëtarët, e jo njerëzit jokompetent.

Mobi Casa

4. Sepse, vetëm kështu rezultatet empirike mund të bëhen ngadalë bazë e sigurt për të prurë vendime të ndryshme politike, ku punëtorëve të ndryshëm shkencor (sociologeve të rinj para së gjithash) u hapen mundësit e kyçjes së tyre në ekipe të shkencëtarëve që punojnë sipas skemës sistemore nëpër shërbimet dhe agjencitë që udhëheqin proceset demokratike në shoqëritë e tranzicionit.

5. Por, a u besojmë ne “sondazheve”? Dilemat mbesin edhe më tej, gjersa me këtë zanat merren amatorët e jo profesionistët!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.