Falja hyjnore
Nga Selvete Abdullahu. Poezia që zuri vendin e dytë në Stubëll të Vitisë.
1.
Çanta ime bart edhe
dhembjet
Si shportë e përhershme kujtimesh të larme
Të lëna pas ditët plot vrer
Kërrusjen kurrizore fshehur nga bota
Flokë që këputen lehtë Hijezime, gjysëm trishtime
Disi si dëshira për të këputur
at litar
Që mbante peng dejtë
e qafës
Ah nyjet,
Ato nyje të përsëritura lidhur shumë herë
Nga dorë nuhatëse
Nga syri nuhatës
Veç zemra nuk nuhat
Nuk nuhat as Zoti
Zoti dhuron, fal
2.
Çanta ime e grisur
Mbështjell Biblën si lëkurë Ruajtur nga erërat, ciklonet Ashtu siç mbështolli
dashurinë
Gonxhja shqiptare
Të pasosurën falje e mëshirë
Përsëri litari
Rrethë rrotullimin e ndëshkon së prapthi
Përsëri Zoti që frymë të fal
Pa vrerë, pa kthim
-A ka më qiellore se falja
hyjnore
Selvete Abdullahu – Gjilan


