FIDANISHTJA

Ligji i ‘ashpër’ i komunikacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ashpërsimi i gjobave për shkelësit e ligjit në komunikacion është i mjaftueshëm për uljen e numrit të aksidenteve. Sipas ekspertëve vendorë, përveç ashpërsimit të gjobave duhet të bëhet edhe edukimi i pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe të pamundësohet marrja e patentë shoferit pa meritë. Me ngritjen e gjobave, hidhet dyshimi edhe për ngritjen e korrupsionit te policia e trafikut e sidomos tek ekzaminerët.

Një javë më parë, autoritetet e Kosovës kanë nisur zbatimin e Ligjit të ri për Komunikacionin me gjoba të trafikut deri në 1000 ose më shumë euro, të cilat konsiderohen të papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve të vendit.

Mobi Casa

Ky ligj, sipas ekspertëve të komunikacionit, nuk ka shkuar në korrelacion me mundësitë ekonomike që ka vendi, e aq më pak me pakon tjetër përcjellëse që e bën ligjin të zbatueshëm, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Edhe pse qëllimi i ligjit është që të ndalen vdekjet në komunikacion që kanë marrë përmasa tragjike, duke shkuar në mbi 2000 për 15 vjet, ekspertët e komunikacionit shprehin dyshim që ligji përveç rritjes së gjobave e rrit edhe korrupsionin, së pari tek ekzaminerët e më pas edhe te policia e trafikut./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.