Ndalohet në polici, i kapet heroinë në veturë
Gjilan – Në rrugën e Ferizajit, në Gjilan, hetuesit e DHTN-se kanë ndaluar veturën Golf 4 me targa 06- të vozitur nga i dyshuari kosovar shqiptar dhe pas dyshimit të bazuar i njëjti është kontrolluar me ç`rast në brendësi të veturës kanë qenë të fshehura 51.2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Pas kësaj i njëjti është shoqëruar për në zyrat e DHTN-se dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti është duke u hetuar nga DHTN në Gjilan njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


