Kuvendi, vegël e Qeverisë
Fillimi i punës së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2014, që u karakterizuar me një vonesë 6 mujore si pasojë e kizës politike paszgjedhore, ka vazhduar me të njëjtin defekt edhe në dy vjet të mandatit të brishtë funksional, për t’u mbajtur në mend si legjislatura më e dështuar në ushtrimin e rolit kushtetues të mbikëqyrjes së punës së Qeverisë së Kosovës.
Mungesa e opozitës e dobësoi edhe më tej mbikëqyrjen parlamentar.
“Kuvendi është bërë edhe një lloj drejtorie e treshes Thaçi-MustafaVeseli, ngase interesat e këtyre tri figurave politike i mundëson të realizohen vetëm kjo përbërje aktuale e Kuvendit”, tha analisti Jeton Kelmendi,raporton gazeta Kosova Sot
Fillimi i punës së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2014, që u karakterizuar me një vonesë 6 mujore si pasojë e kizës politike paszgjedhore, ka vazhduar me të njëjtin defekt edhe në dy vjet të mandatit të brishtë funksional, për t’u mbajtur në mend si legjislatura më e dështuar në ushtrimin e rolit kushtetues të mbikëqyrjes së punës së Qeverisë së Kosovës. Kjo huqje e madhe e deputetëve të kësaj legjislature konstatohet nga vetë deputetë, nga ata të opozitës, që do të duhej të ishin më të zëshmit në kundërshtime të gabimeve dhe dhënie të alternativave. Deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik Nisma për Kosovën, thotë se pikërisht mungesa e opozitës në seancat e Kuvendit gjatë kohës sa ka zgjatur bojkoti është periudhë më e dukshme në të cilën nuk është ushtruar as minimumi i rolit mbikëqyrës të Ekzekutivit nga Kuvendi, pasi deputetët e pozitës kanë qenë krejtësisht nën ndikimin e Qeverisë dhe luajalë ekstremë të telekomandës qeveritare.
Rikthimi i opozitës krijon dinamikë të re Sipas Berishës, kjo mungesë ka ndikuar shumë në zbehjen dhe pamundësimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit mbi punët e Ekzekutivit- Qeverisë, sepse deputetët e mazhorancës, si zakonisht, janë vetëm dekor dhe kryesisht sillen si makineri votuese për shefat e tyre, pa ide dhe pa asnjë alternativë për çështje të caktuara. “Tani, me rikthimin e opozitës në Kuvend me siguri që është e pritshme që gjërat të ndryshojnë në kahun e kundërt, për aq sa do të na krijohet mundësia dhe hapësira e veprimit”, tha Zafir Berisha për “Kosova Sot”.
Mungesa e ushtrimi të këtij roli të mbikëqyrjes, të garantuar me Kushtetutë, vlerësohet me notë negative edhe nga përfaqësues të OJQ-ve dhe analistët politikë. “Në fakt, jo vetëm rolin mbikëqyrës, por të gjitha funksionet e Kuvendit kanë rënë nën hije të dy temave të mëdha politike, të cilat e kanë tensionuar jo vetëm punën e Kuvendit të Kosovës, por edhe krejt skenën politike. Mbikëqyrja parlamentare, e cila ushtrohet nëpërmes pyetjeve parlamentare apo nëpërmes të interpelancave të kërkuara nga grupe deputetësh, gjatë këtyre dy vjetëve të këtij mandati pothuajse as që ka ekzistuar fare. Mund të themi që Kuvendi për këto dy vjet të funksionit ka qenë kryesisht jashtë funksionit dha mandatit të tij kushtetues që e ka edhe në kontekstin ligjbërës, edhe në kontekstin e mbikëqyrjes së Ekzekutivit, por edhe në kontekstin e përfaqësimit të qytetarëve që e kanë votuar këtë përbërje të kësaj legjislature”, tha Driton Selmanaj nga Demokracia Plus.
Sipas tij, është koha që në këtë pjesë të mandatit të mbetur Kuvendi, respektivisht deputetët, t’u rikthehen temave serioze të interesit të përgjithshëm dhe të mos i marrin si trofe politike temat e mëdha politike për të bllokuar proceset e tjera. “Është mirë që sa më shpejt që është e mundur, temat e mëdha politike të përfundojnë dhe legjislativi t’i kthehet normalitetit dhe obligimit kushtetues që e ka, qoftë në kontrollin parlamentar mbi Ekzekutivin, qoftë të institucioneve të tjera të pavarura që i përgjigjen legjislativit”, u shpreh ai./kosova sot/


