Shqiptar e serb bashkëpunojnë për prerjen e drunjve, dyshohet edhe roja e pyllit
Kamenicë – Njësiti i Hetimeve të Kamenicës ka takuar një furgon në Busavatë me targa -KS- drejtues serb i cili ishte duke ngarkuar drunjë në furgonin e tij.
Drunjtë ishin pronë e personit shqiptar sipas vendimit të lëshuar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës – Kamenicë, e pas kontrollit të dokumenteve, të dhënat sipas vendimit nuk përputheshin sipas gjendjes reale të vendimit për prerje të drunjëv, ku në vendin e ngjarjes ishin 30m³ dru e që dyshohet se është tejkaluar masa drunore e transportuar deri më tani, e ku flet përcjelljet e drunjëve i kishte lëshuar roja e pyllit shqiptar.
Rasti i referohet NJHK-së njoftoj policia e Gjilanit derisa rasti është cilësuar si keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./rajonipress/


