Skandalet e njollosën rëndë drejtësinë
Këto institucione duhet pastruar nga këta njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar për të pasur një gjyqësi të pastër, të lirë dhe demokratike, kanë vlerësuar analistët e kësaj sfere.
Këto institucione duhet pastruar nga këta njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar për të pasur një gjyqësi të pastër, të lirë dhe demokratike, kanë vlerësuar analistët e kësaj sfere.
Mafia politike dhe klanet kriminale mbajnë peng sistemin.
Njollosja dhe rrënimi përtokë i tërë sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e inkriminuar dhe gjyqtarët e prokurorët, të cilët kanë përfunduar në procese të rënda gjyqë- sore për abuzim me ligjin, e kanë dëmtuar sistemin e drejtësisë.
Nga analistët dhe njohësit e kësaj fushe një situatë e tillë në drejtësi po cilësohet si gjendje e paralizuar, derisa kanë sugjeruar se kambanat tashmë po bien po deshëm për të ecur drejt standardeve evropiane, shkruan gazeta Kosova Sot.
Ndaj është shtuar edhe dilema se deri kur do të tolerohen këto veprime korruptive e kriminale të zyrtarëve të lartë në të tria pushtetet dhe a do të mund të ndodhte më në fund këndellja e Prokurorisë së Shtetit dhe EULEX-it kundër zyrtarëve të inkriminuar?
Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mbase në tërë periudhën e pasluftës e deri më sot zyrtarët e inkriminuar e kanë degraduar shumë keq sistemin e drejtësisë në Kosovë, teksa, sipas tij, janë të njohur ata që kanë pasur edhe procese gjyqësore dhe kanë abuzuar me ligjin, derisa, siç tha, me këta gjyqtarë e prokurorë nuk ecën gjyqësia përpara, por as reformimi i saj.”Kjo është edhe ana e errët e kësaj gjyqësie dhe drejtësisë përgjithë- sisht të ndikuar nga mafia dhe krimi politik, por që kanë edhe mjaft të inkriminuar brendapërbrenda gjyqë- sorit, e që paraqesin një pengesë të madhe për zhvillimin dhe reformimin e këtij gjyqësori, duke e rrënuar thuaja skajshmërisht drejtësinë dhe institucionet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, prokuroritë etj.”, u shpreh ai.
Larg standardeve evropiane
Sipas Kelmendit, pas luftës në këto institucione janë vënë prokurorë e gjyqtarë edhe të ish-sistemit të kaluar, duke zënë vendet në këto institucione të drejtësisë, andaj pikërisht ata që deri dje para luftës kanë dënuar e gjykuar me ligjet e ish-sistemit diktatorial, e tash sërish me ligjet e sotme demokratike, por me mendësinë e vjetër të tyre, ngase vetë janë të jashtë sistemit si mendësi dhe si kapacitete njerëzore e profesionale.”Zaten kjo nuk shkon drejt reformimit të Gjyqësisë dhe Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë përgjithësisht në Kosovë, e që është e domosdoshme për të plotësuar standardet evropiane, duke pasur një Gjyqësor të pastër, të shëndoshë dhe përgjithësisht demokratik dhe në zbatim të drejtësisë e ligjit”, ka vijuar më tej ai, duke shtuar se kësisoj me gjyqtarë dhe gjyqësi të korruptuar e të inkriminuar në afera korruptive dhe të tjera drejtësia në Kosovë është në një stad të keq të zhvillimit dhe të gjendjes së saj, e larg standardeve evropiane.
“Andaj, edhe ky është treguesi më i mirë se këto institucione duhet pastruar nga këta njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar për të pasur një gjyqësi të pastër, të lirë dhe demokratike, prandaj kambanat po bien para orës dymbëdhjetë, për të ecur drejt standardeve evropiane edhe institucionet e drejtësisë në Kosovë, e që kjo është për interes të qytetarëve dhe vendit. Janë të tri pushtetet dhe të tri nivelet e gjyqë- sorit që duhet të jenë para përgjegjë- sisë së vet në rend të parë për të procesuar tutje me demokratizimin dhe spastrimin e tyre nga të inkriminuarit e të korruptuarit në mënyrë që të plotësohet edhe ky standard i kërkuar sa herë edhe nga BE-ja, duke qenë në luftë të pakompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin e përmasave galopante, që po e ha si kancer shoqërinë dhe zhvillimin e saj demokratik!”, ka theksuar Kelmendi./kosova sot/

