ARKATANA

Reagon Presidenti: Thirrjet e Albin Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka kujtuar Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë. Thotë se ky i fundit e ka humbur arsyen. Në një deklaratë ekskluzive për Gazetën Express, Thaçi ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e Kurtit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një reagim ekskluziv për Gazetën Express ka komentuar deklarimet e fundit të liderit të VV’së Albin Kurti. Thaçi ka theksuar se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

“Për më tepër, liria dhe pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund luftërave të përgjakshme të shekullit të kaluar”, ka thënë Thaçi për Express.

Por, si gjithmonë, sipas presidentit Thaçi, ka akterë të ndryshëm të cilët nuk përshtatën dhe nuk e pranojnë paqen dhe bashkëpunimin për arsye të ndryshme.

Hidromorava

“Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme”.

Thaçi ka ftuar qytetarët e Kosovës, që të mos ndikohen nga deklaratat e Kurtit.

“I ftoj qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftë nxitëse. Kosova ka institucionet e veta shtetërore që së bashku me NATO-n kujdesen për lirinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.