Eko Higjiena

Gërvalla: Partitë me qasje bllokuese u ndëshkuan nga qytetarët, koalicioni ynë shënoi rritje të ndjeshme

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla ka deklaruar se rezultati zgjedhor dëshmon qartë vullnetin e qytetarëve dhe mbështetjen për qasjen institucionale të koalicionit qeverisës, duke theksuar se partitë me sjellje bllokuese janë ndëshkuar me humbje votash, shkruan Gazeta 10.

Gërvalla në “Politiko” tha se vota e qytetarëve nuk lë hapësirë për interpretime të dyfishta.

“Nëse besojmë në demokraci dhe në vullnetin qytetar, atëherë vota është shumë e qartë. Partitë që mezi e kishin marrë veten pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, sërish kanë humbur vota pikërisht për shkak të qasjes së tyre bllokuese, aspak institucionale dhe aspak në shërbim të ndërtimit dhe forcimit të shtetit,” u shpreh ajo në Poltiko.

Sipas Gërvallës, qytetarët kanë ndëshkuar partitë që, siç tha ajo, kanë penguar funksionimin institucional, ndërsa kanë shpërblyer ato që kanë treguar stabilitet dhe përgjegjësi.

Mobi Casa

“Ajo që e tha qartë qytetari është se ka parti që kanë humbur dukshëm vota, ka të tjera që kanë arritur ta mbajnë nivelin e tyre, ndërsa është koalicioni ynë ai që e ka rritur ndjeshëm mbështetjen – nga 42 në 51%,” theksoi Gërvalla.

Ajo shtoi se ky rezultat përbën edhe një rekord të ri për koalicionin, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

“Kemi thyer edhe rekordin që vetë e kemi vendosur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021,” përfundoi Gërvalla./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.