HW

UBT- ja shton hapësirë dhe infrastrukturë moderne për studentët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Megjithëse kishte infrastrukturë solide për studentët, UBT, këtë vit akademik, do të jetë shumë më e pasur në kuptimin e zgjerimit të hapësirave dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme për studentet. Në Fakultetin Media e Komunikim, për shembull, janë përgatitur kushte speciale për studentët. Ata do të kenë mundësi shembullore të lidhjes së mësimeve teorike me ato praktike, në fushën e gazetarisë.

Në këtë fakultet, sivjet, hyjnë në funksion edhe disa studio të reja, si: studio për “Campus radio”, për televizion, desku për portal, për gazetën “UBT NEWS”, për revistën “Alumni” etj.

Të gjitha këto, sipas planifikimit të ekspertëve, janë bërë në një ambient pa shkëputje, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuri ndërlidhjeje të fushave të gazetarisë. Aq më tepër, pasi që për këtë vit akademik, FMK, është akredituar edhe për studime të nivelit master.

FIDANISHTJA

FMK në UBT është hapur tri vjet më parë. Sivjet është diplomuar gjenerata e parë, ndërsa statistikat tregojnë se për çdo vit ka dyfishim të numrit të studentëve të regjistruar. Shifrat e para të studentëve të regjistruar sivjet në nivelin bachelor, madje ende pa përfunduar afati i regjistrimit, flasin për shtim më të lartë se vitet paraprake, derisa interesimi po vazhdon tutje.

Interesim të madh ka edhe për studimet në nivelin master. Koordinatori i Fakultetit për Media dhe Komunikim, Ferid Selimi thekson se UBT-ja e zgjeron hapësirën, gjithnjë duke e përshtatur me numrin e studentëve që regjistrohen. “Kjo bëhet që studentët të kenë kushte bashkëkohore të studimit, si me hapësira ashtu edhe me lidhjen e teorisë me praktikën”, thekson ai.

Zgjerimi i hapësirave akademike në UBT bëhet pothuajse paralelisht për të gjitha fakultetet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.